Pas ftesës për takim që, kreu i shtetit i dërgoi kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetarëve të partive opozitare, përfshirë edhe Monika Kryemadhin, dhe pas ftesës për Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë, së fundmi Presidenti Ilir Meta fton dhe Fondacionin për Shoqëri të Hapur, “Soros”, për një takim javën në vijim.
Sipas burimeve, takimi është propozuar të zhvillohet javën e ardhshme dhe do të diskutohet për ngërçin me Gjykatën Kushtetuese.
Muajt e fundit, Meta akuzonte Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”.
Gjithashtu, Meta ka akuzuar edhe më parë manjatin e biznesit George Soros për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.
Ftesat për takime nga presidenti i Republikës vijnë pas përplasjeve mes mazhorancës sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese