Princi Albert i Monakos është personazhi i radhës që preket nga virusi me origjinë nga Kina, Covid-19.
Pallati Mbretëror i Monakos, përmes një komunikate për shtyp, njofton se Princi Albert iu nënshtrua testit pasi shfaqi simptomat dhe rezultoi pozitiv me virusin e ri.
Në komunikatë shtohet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth shëndetit të Princit Albert dhe se ai vazhdon të kryej funksionet e tij nga apartamenti privat.
62-vjeçari Albert është personi me profilin më të lartë që është prekur nga koronavirusi.