Princi i Uellsit, Çarls ka dalë pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Clarence House.
Princi, 71-vjeç, ka shfaqur simptoma të lehta, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet e stabilizuar.
Gjithashtu, edhe bashkëshortja e tij Kamila i është nënshtruar testit për koronavirus, por ajo ka rezultuar negative.
Përmes një deklarate për mediat, Clarence House tha se Çarls dhe Kamila janë izoluar në Skoci, ndërsa theksohej se princi ka punuar në shtëpi gjatë ditëve të fundit. Sipas deklaratës, princi ka ndjekur këshillat e stafit mjekësor, por edhe ato qeveritare.
“Është e pamundur të përcaktohet se nga kush u infektua princi Çarls, kjo për shkak të numrit shumë të madh të aktiviteteve që ai kreu gjatë javëve të fundit, në funksion të rolit të tij publik”, thuhet në deklaratë.
Çarls dhe Kamila Parker Bowles u martuan në Windsor Castle më 9 prill të vitit 2005.
Atëkohë, dasma kërkonte miratimin mbretëror nga mbretëresha, por ajo nuk pranoi.
Për shkak të kësaj, pas dasmës Kamila u quajt Dukesha e Cornwall, në vend të princeshës së Uellsit. Pasi të dy kanë përjetuar divorce, ka pasur shumë spekulime se si do të njihet Kamila pasi Çarls të marrë fronin.
Anëtarë të familjes mbretërore gjithmonë kanë insistuar që Dukesha të marrë titullin e Princeshës së Consort kur të vijë koha, duke treguar se mund të marrë titullin e Mbretëreshës.
Megjithatë, thuhet se është bërë një deklaratë zyrtare që titulli Princesha e Consort të hiqet nga biografia e Kamilas.
Për këtë nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar, gjithashtu edhe nëse do quhet Princeshë./BBC/