Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij Kamila do të nisin të dielën në Kubë vizitën e parë zytare të një anëtari të familjes mbretërore britanike në ishull, në një moment kur ky i fundit por përballet me një ashpërsim të sanksioneve amerikane, mjaft i interesuar për investime të huaja.
Çifti do të mbërrijë në Havanë rreth orës 17:00 (21:00 GMT) si pjesë e turit të tyre në Karaibe dhe do të qëndrojë në kryeqytet deri të mërkurën.
“Kjo vizitë ka një simbolë të veçantë pasi asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ka udhëtuar në Kubë që prej revolucionit të 1959 i udhëhequr nga Fidel Kastros (1926-2016)”, sqaron për median Paul Webster Hare, ish-ambasadori britanik dhe pedagog në Universitetin e Bostonit. Më parë duka i Windsor kishte kryer një vizitë private në mesin e viteve 1950.
Vizitat mbretërore konsiderohen si pjesë e diplomacisë në sistemin britanik. Kjo është një mënyrë e vlefshme për të dërguar mesazhe, për të patur kontrakte dhe avancuar në negociatat diplomatike’’, siguroi ai.