Kryesore Profili i pacientit që po vret koronavirusi

Profili i pacientit që po vret koronavirusi

Të dhënat e fundit të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali japin një profil të qartë të pacientit që vret koronavirusi. Gjatë konferencës për shtyp këtë pasdite, presidenti i Institutit, Silvio Brusaferro, saktësoi se nga 1 266 raste vdekjesh, vetëm dy prej tyre nuk kishin patologji të tjera.

“Ende duhet të analizojmë të dhënat e tyre mjekësore. Të gjithë të tjerët kishin patologji të shumta kronike, shumë më tepër se dy ose tre, veçanërisht diabet, mbipeshë, sëmundje kardiovaskulare”, tha ai.

Po ashtu, mosha mesatare e viktimave që janë shënuar deri tani është mbi 80 vjeç, kryesisht meshkuj.

Vetëm dy prej pacientëve që kanë humbur jetën ishin më pak se 40 vjeç, por edhe  ata kishin kancer dhe sëmundje të tjera të rënda.