Një ishull lundrues për të promovuar “turizmin e gjelbër” në Bregun e Fildishtë gjendet në një mini resort të veçantë në breg të detit. Aty mund të marrësh pije freskuese, mund të bësh një kredhje në pishinë, ndërsa në mbrëmje shijon karaoken.
Në pamje të parë, nuk duket asgjë më shume sesa kushtet e konsideruara standarte në hotelet tropikale. Ndryshimi i madh është se ky resort është në fakt një ishull lundrues, për krijimin e të cilit janë përdorur dhe shishe plastike.
“Ky ishull i sjell turistë ekstra qytetit të Abixhanit, të cilit padyshim që i nevojitej një ide kaq origjinale sa kjo” tha Mathurin Yao Saki.
Njeriu që e krijoi, francezi Eric Becker thotë se në këtë mënyrë i jepet një ndihmë e vyer turizmit teë gjelbër, që është më pak i dëmshëm për detin dhe vijën bregdetare sesa resortat tradicionale të shtruara me çimento.
“Është një ishull artificial, i krijuar me mbetje nga laguna kryesisht me shishe plastike. Përbëhet nga gati 700,000 konteniere plastike” – tha krijuesi Eric Becjer.
“Ishulli i tij lundrues “ përfshin dhe një resortant e një bar, dy pishina të vogla, pemë e shkurre, dhe një shëtitore rrethore të shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrore. Vizitorët dërgohen atje me varkë.
Uji sigurohet nga një tub nga bregu, energjia elektrike furnizohet nga panelet diellore, të mbështetura dhe nga një gjenerator dhe duket se preferohet mjaft, sidomos nga personat që duan një shkëputje dhe një pushim të plotë relaksues.