200 punonjësit e një biznesi të furnizimit me lule në Miçigan u befasuan në drekën e festës së kompanisë: Ata morën 4 milionë dollarë në shpërblime në fund të vitit, ose rreth 20.000 dollarë për punëtor.
Pronari i “FloraCraft”, Lee Schoenherr, 82 vjeç, tha se donte t’i jepte shpërblimet si një mënyrë për të falenderuar punonjësit e kompanisë që kanë ndihmuar ngritjen e biznesit, i cili shet produkte shkumore për industrinë e luleve nëpërmjet dyqaneve si “Michael’s” dhe “Amazon”.
Dhuratat bazohen sipas kohëzgjatjes së shërbimit të secilit punonjës. Fuqia punëtore e “FloraCraft” ka një jetëgjatësi mesatare prej rreth 9 vitesh punë. Shpërblimet më të mëdha shkojnë për punonjësit që kanë më shumë vite punë me dhurata që shkojnë më shumë se 60.000 dollarë për punonjës.
“Unë besoj fuqishëm tek dhënia mbrapsht e fitimeve. Kjo ndikon në komunitet duke mbështetur nismat që e bëjnë Ludington një vend të mrekullueshëm për të jetuar, punuar dhe rritur një familje.”, tha Schoenherr në një deklaratë.
“Disa vjet më parë fillova të mendoj se do të doja të bëja diçka që orientohej tek punonjësit tanë, të cilët me të vërtetë janë zemra dhe shpirti i FloraCraft-it”. shtoi ai.