Një propozim për martesë i një burri gjerman është kapur në një fotografi ajrore të përdorur nga Google Maps, duke habitur atë dhe të fejuarën e tij.
Një vit më parë, fermeri me kohë të pjesshme Steffen Schwarz i “shkroi” fjalët “A do të martohesh me mua?” në gjermanisht në një fushë misri, sipas raporteve të mediave lokale. 32-vjeçari e mori të dashurën fluturim mbi fushë me dron, që të shihte mesazhin romantik.
Por propozimi i tij mori një audiencë më të madhe nga sa ai vetë kishte planifikuar.
Schwarz u tha mediave lokale se ai nuk e kishte idenë që propozimi i tij të ishte shfaqur në shërbimin e hartës më popullore në botë, derisa ai u njoftua nga një hallë në Kanada, i cila i dërgoi një fotografi.
Propozimi, të cilin ai e ndërtoi duke përdorur një makinë mbjellëse, shtrihet në të gjithë gjerësinë e fushës prej pothuajse dy hektarësh (pesë hektarë) në Huettenberg, Gjermaninë Qendrore.
Çifti tani planifikojnë të martohen në qershor dhe droni mund të përdoret përsëri – këtë herë për fotot e dasmës.