Pak ditë para zhvillimit të protestës të 18 shkurtit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me profesionistët e rinj.
“Ne jemi për një shoqëri vitale që nuk e duron të keqen, e rrëzon dhe ndërton të ardhmen me besim.
Protesta e 18 shkurtit është për të gjitha hallet bashkë. Nuk ka qeveri t’i bëjë ballë presionit të qytetarëve të bashkuar.
Shembullin e fundit në Rumani e ka parë gjithë bota, shqiptarët, rinia shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli.
Kjo është në dorën e gjithsecilit. Unë jam produkt i kësaj hapje, hajes së Shqipërisë dhe PD. Këtë bekim dhe shans dua ta bëj të mundur sot për gjithsecilin që është këtu”, tha Basha
“18 shkurti do të jetë një protestë madhështore, për këtë ju siguroj. Kudo që kam qenë kam parë një angazhim të madh. Do të jetë një protestë paqësore, një manifestim politik,” theksoi ai.