Duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, lideri i opozitës në Korenë e Jugut ka protestuar në një mënyrë shumë të veçantë: ai vendosi të qethë flokët në publik.
Huang Kio-ahn, lideri i partisë kryesore në opozitë në Korenë e Jugut, vendosi të qethë flokët në publik përpara shtëpisë blu, rezidencës presidenciale, në shenjë proteste. Ai kërkon dorëheqjen e ministrit të drejtësisë
Huang shprehu dhe pakënaqësinë e tij ndaj presidentit të vendit pasi e zgjodhi atë si ministër, pavarësisht përfshirjes së tij në një skandal. Ministri akuzohet se ka përdorur postin e tij për të vendosur emrin e vajzës së tij mes autorëve të një teze në mjekësi. Një tezë që i siguroi asaj pranimin në universitetin prestigjioz të vendit “Korea University”. Pikërisht për këtë arsye, në momentin e kandidaturës së ministrit me qindra studentë u mblodhën për të protestuar në shesh.