Studentët janë grumbulluar para Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre në ditën e 13.
Por, pas orës 13:00, situata u tensionua në protestë, pasi disa militantë të opozitës iu afruan hyrjes së Kryeministrisë.
Ata nuk u lejuan nga studentët që t’i afroheshin kordonit të policisë dhe nisën konfrontimet fizike.
“Jemi në protestë paqësore, nuk duam dhunë”, kanë thënë studentët.