Bota Protestoi kundër luftës në Ukrainë, gjermanët punësojnë gazetaren ruse

Protestoi kundër luftës në Ukrainë, gjermanët punësojnë gazetaren ruse

Gazeta gjermane “Die Welt” ka punësuar si korrespondente gazetaren Marina Ovsyannikova, rusen e cila doli në edicionin e lajmeve të televizionit shtetëror rus me një pankartë kundër luftës në Ukrainë.

43-vjeçarja do të raportojë edhe për kanalin televiziv të “Die Welt”, edhe nga Ukraina e Rusia.

Ish-redaktorja e Kanalit 1 “mbrojti etikën gazetareske pavarësisht kërcënimeve”, tha kryeredaktori Ulf Porschardt.

Ovsyannikova u gjobit me 30 000 rubla (rreth 280 dollarë), për shkeljen e ligjit mbi protestat.