Për mesfushorin shqiptar të Peskarës, Ledian Memushaj, sfida e fundit në kampionat ishte për t’u harruar.
Përveç humbjes së pasuar nga Kievo me rezultatin 2-0, ai është ndëshkuar me kartonë të verdhë në minutën e 25-të të sfidës.
Protesta e ekzagjeruar ndaj gjyqtarit kryesor të sfidës, bëri që ai të ndëshkohet me të verdhë. Për këtë arsye, në mbledhjen e fundit, Gjykatësi Sportiv e ka gjobitur mesfushorin shqiptar me një shumë prej 1500 eurosh.
Në vendimet e marra këtë javë, nga organi i Disiplinës së Futbollit italian, sqarohet se Memushaj ndëshkohet për herë të dytë me kartonë të verdhë për shkak proteste ndaj arbitirit, dhe jo për ndonjë ndërhyrje të parregullt.
Kësisoj, gjoba rëndohet nisur nga statusi i tij si kapiten skuadre.