Aktualitet Doganat: Nga Italia kanë hyrë vetëm mallra ushqimorë

Doganat: Nga Italia kanë hyrë vetëm mallra ushqimorë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sqaron për publikun se kontenierët që kanë tranzituar në Shqipëri, drejt Maqedonisë me prejardhje nga Italia, kanë qënë me mallra kryesisht ushqimorë.

Drejtoria rrëzon kategorikisht të gjitha pretendimet e ngritura dje nga një  portal italian, ku aludohej për futjen në vendin tonë të mbetjeve.

Sqarimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Ne vijim te interesimit te mediave lidhur me artikullin e botuar nga nje portal italian ku aludohet per tranzit nderkombetar nga Shqiperia te konteinereve me mbetje me destinacion Maqedonine, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave sqaron:

Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë.

Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto tranzite ndërkombëtare kanë qënë mallra kryesisht ushqimore.

Të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me Doganë hyrëse Durrësin dhe Doganë dalëse Qafë Thanën dhe këto tranzite rezultojnë të mbyllura në sistemin tonë elektronik brenda afateve të përcaktuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, eshte vene ne kontakt zyrtar me doganat homologe ne Itali dhe Maqedoni dhe deri tani nuk ka asnje shqetesim te ngritur prej tyre per kete ceshtje, gje e cila pritet te konfirmohet edhe zyrtarisht nga palet respektive.