Protestues të opozitës i bllokuan sot rrugën kryeministrit Edi Rama në hyrje të Lezhës.
Mes tyre dhjetëra simpatizantë të PD nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës për disa orë e mbajnë të bllokuar rrugën ku duhet të kalonte kryeministri Rama, i cili ishte nisur drejt Pukës.
Organizimi i kësaj proteste duket se gjeti edhe policinë e Lezhës të papërgatitur.
Efektivët erdhën në vendngjarje pas grumbullimit të protestuesve.
Për disa çaste ka patur edhe tensione ku u përfshi dhe vete drejtori i policisë Ferdinand Mara në përpjekje për të mbajtur rrugën hapur.
Kryeministri mësohet se vijoi udhëtimin drejt Pukës duke devijuar rrugë.