Në protestën e dhunshme të opozitës, janë dëmtuar edhe biznese rreth parlamentit, e po ashtu një makine i është vënë flaka.
Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues.
Gjatë tensioneve mes protestuesve të cilët kanë hedhur kapsolla dhe sende të forta në drejtim të policisë, këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Protestuesit në tentativë për tu larguar kanë shkaktuar rrëmujë ku kanë thyer edhe një xham të një biznesi afër Kuvendit.
Pas këtij incidenti kanë reaguar pronarët e biznesit të dëmtuar ku ka patur edhe një konfrontim fizik mes tyre dhe protestuesve.