Extra Provokuan lojtarin, përjashtohen përjetë nga stadiumet dy modelet (VIDEO)

Provokuan lojtarin, përjashtohen përjetë nga stadiumet dy modelet (VIDEO)

Në një ndeshje bejsbolli në Amerikë mes Houston Astros dhe Washington Nationals, dy modele u bënë protagoniste absolute duke rrëmbyer vëmendjen e kamerave dhe të publikut që kishin ngjitur pasi ngritën bluzat e tyre duke treguar gjokset për të shpërqendruar lojtarin e ekipit rival.

Julia Rose dhe Lauren Summer, menjëherë pas kësaj ngjarje morën një letër nga Major League Baseball ku iu bëhej e qartë se ishin të përjashtuara përjetë nga stadiumet e bejsbollit për shkak të veprimit të tyre.

Momenti i kapur nga kamerat është pikërisht kur në setin e pestë kur Gerrit Cole do të lëshonte një top në drejtimi të ruajtësit të bazës së parë të Nationals, Ryan Zimmerman.

Nuk është e qartë ende nëse Cole u shpërqendrua nga veprimi i dy bukurosheve.