Parlamenti i Shqipërisë ka votuar për rritjen e pagave për administratën shtetërore dhe për deputetët e ministrat.
Ligji për rritjen e pagave për administratën u miratua me 97 vota pro, asnjë abstenim, 2 kundër dhe 5 deputetë që ishin të pranishëm nuk votuan.
Dy deputetët që votuan kundër janë demokratët Bujar Leskaj dhe Gëzim Ademaj.
Ndërsa ligji për rritjen e rrogave për deputetët e ministrat u miratua me 95 vota pro, asnjë abstenim, 3 kundër dhe 5 deputetë që ishin të pranishëm në sallë nuk votuan.
Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë gjatë kohës që u votuan ligjet për rritjen e pagave.
Sipas planit të qeverisë, rritja e pagave mesatare në nivelin 900 Euro do të bëhet përmes dy etapave që përfundon në vitin e ardhshëm.