Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore hipertensioni, është një ndër problemet më të mëdha shëndetësore në të gjithë botën. Pothuajse një e treta e popullsisë së rritur vuan nga kjo sëmundje.
Një ndër shkaqet kryesore të kësaj sëmundje është, konsumi i kripës së tepërt në dietën ushqimore. Sipas një studimi të fundit të kryer nga mjekët dietologë nga universiteti i Bostonit thuhet se, restorantet me ushqime të shpejta abuzojnë në përdorimin e kripës kur gatuajnë. Të gjithë e dinë se ushqimet e shpejta bëhen më të shijshme kur kanë shumë kripë, po ajo që njerëzit nuk dinë është se në 30 vitet e fundit për restorantet e mëdha, kripa e tepërt ka shërbyer si një taktikë për të tërhequr sa më shumë klientë, pa marrë parasysh dëmin që i shkaktojnë organizmit të klientëve.
Mjekja, Megan MCCroi, tregon se sasia e kripës në ushqimet e shpejta është rritur në mënyrë të shpejtë dhe njerëzit nuk e kanë kuptuar. Në studim u shqyrtuan sasia e ushqimit që konsumohej nga njerzit, kaloritë që ata merrnin dhe sasia e kripës që ishte përdorur. Të dhënat treguan se kripa ka ndryshuar zinxhirin ushqimor në një kohë shumë të shkurtër, duke shkaktuar një sërë sëmundjesh ku më kryesorja ishte presioni i lartë i gjakut.
Që nga studimi i kryer për shkaqet e hipertensionit në vitin 1986, sasia mesatare e kripës që njerëzit duhet të përdorin gjatë ditës është 13.7 gramë, por kjo mund të kthehet në një dëmtim shumë të madh nëse kjo sasi konsumohet vetëm në një vakt.
Mjekja McCroi shpengon se më përpara ushqimet e shpejta ishin të shijshme, por në ditët e sotme ato janë bërë edhe më të shijshme për shkak se përdoret një sasi e madhe e kripës.
Nga shumica e njerëzve dihet që ushqimi i shpejtë nuk është i shëndetshëm, por ka shije të mirë dhe është i përshtatshëm kur nuk ke mundësi të gatuash. Kjo gjë është në favor të pronarëve, por në dëm të njerëzve pasi sa më shumë që kalon koha, aq më shumë shtohet numri i personave të sëmurë me hiper tension në botë dhe sasia e madhe e kripës tashmë është kthyer në një faktor shqetësues.
Të dhënat e studimit treguan se në djathin e skuqur të restoranteve kishte 1110 miligram kripë, sanduiçi përmbante 1940 mili gramë, filetoja e peshkut ka 560 miligram, ndërsa fasulet e konservuara kanë rreth 820 mili gram kripë. Duke e krahasuar me normalen është një sasi e konsiderueshme për një vakt.
Mjekët shprehen se nëse do të kujdeseni për veten tuaj dhe do ta dini sasinë e kripës që konsumoni, zgjidhja e vetme është që ta përgatisni vetë ushqimin tuaj. /Forbes/