Fotot e pasaportës rrallë janë të bukura, kjo për shkak të disa rregullave strikte.
Në fotot e pasaportës duhet të keni flokët larg fytyrës dhe gjithashtu nuk duhet të buzëqeshni. Ky rregull ka nisur që në vitin 2005, kur shërbimi i pasaportave të Mbretërisë së Bashkuar ndalonte buzëqeshjen në foto.
Kjo është për shkak të teknologjisë së re biometrike brenda pasaportës. Skanerët biometrikë për pasaporta dolën në vitit 2005, gjë që lejoi një element shtesë të njohjes së fytyrës për të parandaluar mashtrime me dokumentin identifikues. Nëse qeshni softueri për njohjen e fytyrës nuk mund ta njohë fytyrën e personit.
Kur goja është e hapur mund të jetë më e vështirë që teknologjia e njohjes së fytyrës të funksionojë në mënyre efektive.
Në këtë mënyrë, makineria që skanon foton bën një hartë matematikore duke llogaritur distancën mes syve, hundës etj. Çdo gjë që fsheh ose shtrembëron këto elemente, si p.sh. vënia e syzeve apo edhe buzëqeshja, redukton efektivitetin e algoritmit që përdoret.
E njëjta gjë do të ndodhte edhe me njerëzit që duhet të bëjnë krahasimin mes personit që kanë përballë dhe personit të fotografuar në pasaportë. Realisht, pak persona janë të buzëqeshur kur zbresin nga avioni pas një udhëtimi të gjatë ose kur merren në pyetje në kufi.
Për shkak të kësaj, sistemi biometrik funksionon më mirë nëse mbani një pamje të qetë dhe neutrale.
Në foton tuaj, ju duhet të keni një shprehje neutrale dhe gojën tuaj të mbyllur. Teknologjia biometrike është një mënyrë e re për të shtuar masat e sigurisë kur bëhet fjalë për kontrollimin e udhëtarëve.