Vetëm 29 aplikantë nga 192 gjithsej plotësojnë kriteret për organet e Vettingut, komisionin e pavarur e kualifikimit, kolegjin e apelimit dhe komisionin publik. Kjo shifër është shumë e ulet krahasuar me aplikimet dhe pritshmërinë për këto komisione. Nga këta janë 13 aplikantë plotesojnë kriteret për të gjitha pozicionet e trupave të Vettingut. 2 i plotesojne vetëm për komisionin e pavarur të kualifikimit, 8 vetëm për kolegjin e apelimit dhe 6 vetem për komisioneret publike.
Gjithsej aplikues për komisionin e pavarur të kualifikimit do të kandidojne 15 aplikante për 12 vende. Për kolegjin e apelimit 21 aplikante për 7 vende dhe për komisioneret publikë 19 aplikante për 2 vende.
Ndër aplikuesit që plotesojne kriteret gjendet ish-kryeprokurorja Ina Rama, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla.
Si do veprohet me listat?
Këto lista me ata që i plotësojnë kriteret dhe ata që nuk i plotësojnë, i shkojnë ONM-së. Kjo organizatë do të bëjë verifikimin për integritetin moral të të gjithë aplikantëve të të dy listave dhe do nxjerrë një listë vete me ata që nuk plotësojne kushtet e integritetit moral.
Ne kete moment bëhen 3 lista. Një listë me kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe morale. Një me ata që nuk plotësojnë vetëm kriteret ligjore dhe një me ata që nuk plotësojnë një nga këto kritere, ligjore ose morale-raporton tiranapost.
Këto lista i shkojnë Komisionit ‘ad hoc’ të Parlamentit, dhe ata duhet të zgjedhin ata që plotësojnë kriteret ligjore dhe morale. Që do të thotë, nëse ONM skualifikon 3 nga këta 29, procesi ngec.
pasi duhen 27 persona dhe nëse skualifikohen 3 ngelen 26 kandidatë.
Që do të thotë ose do amendohet ligji, ose do shtyhet afati për aplikim. Në të dyja rastet, Vettingu shtyhet në kohë, rrjedhimisht edhe integrimi.
Lista e plotë