Aktualitet “Pse tërhoqe aq shumë lekë nga llogaria? Bleva makina”, dalin përgjimet e...

“Pse tërhoqe aq shumë lekë nga llogaria? Bleva makina”, dalin përgjimet e reja të Rozeta e Havier Dobit

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë sonte detaje të reja nga vjedhja e mistershme e 520 mijë Eurove në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit Alda Klosi. Lala tha në “Opinion” se 5 ditë pas ngjarjes, më 20 dhjetor, Klosi ka dhënë dorëheqjen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe është larguar në SHBA.

Kur është kthyer në janar, 2-3 ditë para se të deklarohej ngjarja, ka verifikuar pronësinë e sendeve në polici, ka deklaruar humbjen e 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve. Ajo është pyetur nga policia për burimin e parave, por jo pse nuk i ka deklaruar. Lala tha se vjedhja e 120 mijë eurove është pranuar nga Dobi, por jo e të gjitha parave, ndërsa ndan edhe një pjesë të re nga përgjimi ambiental që i nxori zbuluar nënë e bir.

Klodiana Lala: Zonja Klosi ka thënë që “mua më kanë vjedhur 120 mijë euro, 30 mijë dollarë dhe bizhuteri”.

Blendi Fevziu: Tani të të bëj pyetjen logjike, kur e ka pyetur policia herën e parë se 120 mijë euro nuk janë 1000 lekë. Kur ajo s’u  kujtua në fillim, si u kujtua, i erdhi kujtesa me 3 javë vonesë?

Klodiana Lala: Për këtë fakt zonja Klosi është referuar në prokurorinë e Tiranës për veprën penale të pastrimit të parasë. Por çfarë ka ndodhur? Është marrë në pyetje pastruesja, Rozeta Dobi me të birin dhe ajo thotë “po, është e vërtetë, 120 mijë euro unë i kam marrë te shtëpia e Alda Klosit sepse unë e urreja atë”. Dakord deri këtu.

Blendi Fevziu: Ajo ka thënë i kam marrë të gjitha paratë te shtëpia.

Klodiana Lala: Jo, të lutem, të jemi korrektë. 120 mijë Euro.

Blendi Fevziu: Ajo ka thënë të gjitha.

Klodiana Lala: Të lutem o Fevzi tani se është pyetur ditën e shtunë në drekë. Të shtunën në darkë mes një përgjimi ambiental, nënë e bir kanë biseduar dhe mes të tjerave djali thotë “çfarë ke thënë ti për mu?”, e pyet nënën.

Në këtë moment është kuptuar dhe aty pastaj flitet, meqenëse unë e disponoj të gjithë përgjimin dhe e kam me dokument, nëna e pyet, thotë “pse tërhoqe aq shumë lekë nga llogaria?”. Nuk nënkuptohet, nuk dihet akoma nëse i ka marrë nga një llogari bankare sepse priten përgjigjet apo i ka marrë në atë thesin e madh që kishin në shtëpi. Ai thotë “sa mora unë, 50 mijë mora unë, 50 mijë euro”. “Po ça bëre?”, “bleva makina” thotë ai. “Po mirë” thotë ajo, “unë do bëj çmos që të dalësh nga këtu”, pra është biseda që vijon mes nënë e bir.

Blendi Fevziu: Dhe ai fuste dorën në thes, merrte lekë, blinte makina.

Klodiana Lala: Vazhdonte jetën e tij.