Extra Pushimet “nuk kanë fund” për Obamën. Tenton të mësojë sërfin (FOTO)

Pushimet “nuk kanë fund” për Obamën. Tenton të mësojë sërfin (FOTO)

Ndërsa Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka nisur vitin 2020 me një angazhim të jashtëzakonshëm, ku urdhëroi ekzekutimin e komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, për paraardhësin e tij, Barack Obama, ky vit ka nisur mjaft i qetë.

Edhe pse u zhvendos që para Krishtlindjeve në Hauai, Obama vijon të shijojë mrekullitë e atij vendi, duke mos i ndalur pushimet.

Ai u fotografua teksa bënte sërf, por duket se ky nuk është një sport për ish-Presidentin e Amerikës. Edhe pse deti ishte mjaft i qetë, ai e humbi disa herë ekuilibrin.

Familja Obama u zhvendos me një aeroplan privat në Haëaii më 16 dhjetor, në vendlindjen e tij. Më herët, ai është parë edhe duke luajtur golf.