Extra “Pushtoi” finalen e Champions, biondja seksi dështon në Kupën e Amerikës

“Pushtoi” finalen e Champions, biondja seksi dështon në Kupën e Amerikës

Një vëmendje të madhe në finalen e Champions League mes Liverpool-it dhe Tottenhamit mori edhe vajza bionde që “pushtoi” fushën e lojës, Kinsey Wolanskin, e cila synonte të bënte të njëjtën gjë edhe në finalen e Kupës së Amerikës.

Por ndërsa në finalen e Champions gjithçka shkoi sipas parashikimeve për Kinsey dhe të dashurin e saj, rusin Vitaly Zdorovetskiy, në finalen Brazil-Peru plani dështoi.

“E pranoj, Kupa e Amerikës dështoi, por ne përjetuam një aventurë drithëruese. Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me shkelmat bythëve që mori Vitaly nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil”, shkroi në Instagram Kinsey Wolanskin.