Sport Lacio i beson talentit shqiptar, firmos kontratë 3-vjeçare

Lacio i beson talentit shqiptar, firmos kontratë 3-vjeçare

Mbrojtësi shqiptar, Serxho Kalaj do të jetë pjesë e Lacios edhe për 3 vitet e ardhshme. Talenti nga Malësia e Madhe, firmosi kontratë si profesionist tek kryeqytetasit, pas eksperiencës pozitive me ekipin e të rinjve.

Paraqitjet e tij arritën të bindnin drejtuesit e Lacios, për t’i ofruar një kontratë 3-vjeçare, Kalajt, i cili është pjesë edhe e Shqipërisë U-21.

Me shumë gjasa mbrojtësi 20-vjeçar, do të huazohet te ndonjë skuadër tjetër, për të fituar eksperiencën e nevojshme, pasi është shumë e vështirë që të gjejë hapësira te skuadra e parë.