Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Malësi të Madhe, pasi janë kapur duke qarkulluar me armë zjarri.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari i identifikuar si A.P dhe 21-vjeçari nga Kosova i identifikuar si H.S.
Në kuadër të operacionit ‘Valla’, blutë gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen” që drejtohet nga 38-vjeçari gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me 21 fishekë.
Sakaq dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vallas”.