Sport Çudi shqiptare! Butrinti braktis duelin me Dinamon, shkak… distanca

Çudi shqiptare! Butrinti braktis duelin me Dinamon, shkak… distanca

Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Ndeshja e kthimit mes Dinamos dhe Butrinit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë nuk do të luhet.

Klubi mik ka njoftuar se për arsye distance dhe mungese lojtarësh, nuk mund të udhëtojë në Tiranë.

Në këtë mënyrë “blutë” e kryeqytetit  kalojnë në raundin tjetër të kupës duke fituar ndeshjen 3-0 në tavolinë.

Dinamo fitoi duelin e parë në Sarandë me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Diogo Da Silva.