Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së të hënës ku një efektiv i forcës së Posaçme “Shqiponja” qëlloi me armë zjarri.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se efektivi i policisë, i identifikuar si Adrian Meta, dyshohet se pas orarit të punës punonte si truprojë apo shoqërues.
Mbrëmjen e të hënës, personi që ruhej nga efektivi pati një debat me një qytetar.
Ky i fundit thirri disa të njohur të tij dhe në këtë moment ndërhyri efektivi i policisë dhe qëlloi në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës. Ky rast është duke u ndjekur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës.
Ky nuk është rasti i parë që efektivët e Policisë Shqiponja përfshihen në ngjarje të tilla. 10 ditë më pare, 2 punonjës të kësaj strukture u përfshinë në një tjetër konflikt fizik, me një kolegun e tyre, i cili ushtron detyrën në Policinë e Vlorës./Klan News