Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Tëitter, pas deklaratave të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian në lidhje me veprimet që po merr opozita ditët e fundit.
Rama shkruan se nuk ndihet aspak i gëzuar për këtë qëndrim radikal.
“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit???? “, shkruan Rama.