Aktualitet Qeni i tij sulmoi 84-vjeçarin, arrestohet pronari i Pitbullit

Qeni i tij sulmoi 84-vjeçarin, arrestohet pronari i Pitbullit

Policia e Durrësit ka arrestuar pronarin e qenit Pitbull, që një ditë më parë sulmoi në rrugë një 84-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari me iniciale A.L., i cili akuzohet për veprën penale braktisja e kafshës së shoqërimit.

Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.