Qenie montruoze apo vajza të bukura në kërkim të një shpirti. Miti i sirenave mes misteresh të shumta.
1 – Femra me bisht
Legjendat rreth sirenave datojnë që nga asirianët dhe babilonasit rreth 1000 vjet para erës sonë. Perëndesha e hënës Atargatis, gjysmë femër e gjysmë peshk, nëna legjendare e mbretëreshës asiriane Smiramide, është sirena e parë për të cilën flitet. Asirianët besonin se dielli e hëna futeshin në det në fund të udhëtimeve të tyre, e kështu ishte normale që të ekzistonte një qenie që të mund të jetonte brenda dhe jashtë ujit.
2 – Gjysmë zogj, gjysmë femra për grekët
Në traditën e lashtë greke, përpara se të shiheshin si krijesa detare, sirenat konsideroheshin, gjysmë femra e gjysmë zogj. U tërhiqnin marinarëve vëmendjen me këngë që varkat e tyre të përplaseshin nëpër shkëmbinj. Vetëm Odisea u tregua i fortë, të mos tundohej nga zëri i tyre.
3 – Lotë guri
Me ardhjen e krishtërimit, legjenda e sirenave u përshtat me kohën. Lindi version i sirenave që dëshironin të kishin një shpirt, por që ta kishin një të tillë, duhet të hiqnin dorë nga deti dhe të jetonin në tokë. Premtimi, i pamundur të mbahej, i dënonte sirenat në një luftë të vazhdueshme me veten. Sipas një tregimit të shekullit të 6, një sirenë e bukur e kishte të pamundur të hiqte dorë nga deti. Lotët e saj transformoheshin në gurë, madje dhe sot gurët e gjelbër në bregdetin Iona në Skoci, quhen “lotët e sirenës”.
4 – Fokat e bukura
Në detin e veriut, legjendat rreth sirenave ishin të shumta. Disa mendonin se këto kafshë ishin engjëj të dëbuar nga parajsa, ose shpirtra të personave të mbytur, apo gra viktima të magjive. Fokat dhe sirenat kishin disa karakteristika të përbashkëta. Atyre i pëlqen të kërcejnë e këndojnë, dhe të dyve u pëlqente të jetonin në tokë.
5 – “Dua një femër”
Natyrisht, ata që më së shumti thoshin se kishin parë sirenat ishin marinarët. Vetë Kristofor Kolombi, që nuk besonte në ekzistencën e tyre, u tregoi njerëzve të ekuipazhit të tij, se kishte parë 3 sirena në gjirin e Gujanës. Në vitin 1752, marinari John Robinson tregoi se ishte shpëtuar nga një sirenë gjatë një stuhie detare në Irlandë, nga “një vajzë e bukur e veshur me të gjelbër”. Nga një këndvështrim psikologjik, këto perëndesha të bukura të detit ishin përgjigja fantastike e instinktit seksual të marinarëve, të frustruar nga vetmia gjatë udhëtimeve. Dëshira të shtypura.
6 – Tregu
Në fund të vitit 1800, banorët e Milfor Havend, një port uellsian, ishin të bindur që sirenat dilnin një herë në javë në qytet për të shkuar në treg. Vinin nga një rrugë sekrete, merrnin guacka breshkash e pasqyra e më pas zhdukeshin. Në vitin 1902, William Munro, një mësues në Skoci, tregoi se 12 vjet më parë, në plazh, kishte parë një grua të zhveshur të ulur mbi shkëmb. Këmbët i kishte në ujë, dhe krihte flokët. Kur kishte parë William-in ishte hedhur në ujë e më pas ishte zhdukur.
7 – Histori false
Sirenat false ishin një element i Dhomave të Kuriozitetit dhe Objekteve të Jashtëzakonshme, dhe ishin ndërtuar me bust majmuni e bisht peshku. Një nga shembujt më të famshëm ishte “sirena e Fixhit”, e ekspozuar në vitin 1842. Disa shembuj të tjerë janë ekspozuar në Muzeun Britanik, atë të Milanos etj.
8 – Dëshmi të prekshme
Miti i sirenave, mbase nuk do të kishte mbijetuar kaq gjatë nëse nuk do të ishin gjetur disa prova konkrete. Në vitin 1737 peshkatarët e Topsham, tregonin se kishin peshkuar një peshk humanoid tepër gjigand. Pak më të gjatë se 1 metër, dhe me karakteristika të ngjashme me njeriun. Në Londër, kjo krijesë u quajt “sirenë origjinale” nga shkencëtari i natyrës Richard Ware.
9 – T’i marrësh sirenat për luanë deti
Ndoshta, origjina e shumë gjitarëve ujorë është e ngjashme me luanët apo lopët e detit. Ata dalin në mënyrë vertikale nga uji, u japin gji të vegjëlve të tyre, dhe ndonjëherë kanë një qëndrim të ngjashëm me njeriun.
10 – Nga Omero tek Starbucks
I pari që i përmendi ishte Omero, por edhe përrallat “Një mijë e një net” flasin për sirenat. Sirenat janë shpesh pjesë e dekoratave të kishave, për të simbolizuar diversitetin e krijimit. Vepra e parë që ka pasur protagonist sirenën ishte novela “Undine” e Friedrich de la Motte Fouque. Gjithashtu edhe Hans Christian Andersen me veprën “Sirena” ka inspiruar një film të Walt Disney. Kurse sot sirenat ndodhen në logon e kafes amerikane Starbucks.
11 – 1 mln dollarë për atë që provon ekzistencën e sirenave
Në gusht të vitit 2009, Natti Zilberman, zëdhënës i këshillit komunal të Kiryat Yam, qytet izraelit ka premtuar një çmim 1 milion dollarë për këdo që provon ekzistencën e sirenave.