Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin me 3.3% të të gjitha pensioneve. Lajmi u njoftua nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë. Sipas saj ky vendim erdhi pas rritjes së çmimeve në dy muajt e fundit dhe do të ketë kosto në buxhet 3.3 miliardë lekë.
“Akti normativ i buxhetit ka parashikuar një sërë masash për shtresat në nevojën. Një nga masat e parashikuara në projektvendimin e sotëm të qeverisë indeksimi me 3.3% për të gjitha kategoritë e pensioneve. Kjo ka një efekt në buxhet prej 3.3 miliardë lekësh. Parashikimi fillestar ka qenë për 2.4 % pasi ky është inflacioni mesatar dhe ky është inflacioni që shërben si indeks. Ky vendim erdhi pas rritjes së çmimeve në dy muajt e fundit. Ne vendosëm që për shportën e pensionistëve të bëjmë një rritje me 3.3%. 576 persona që marrin prej 3 mijë lekë në muaj për rritjen e produkteve bazë të shportës. Është 2500 lekë shtesa e shpenzimeve mesatare që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të shportës”.