Aktualitet Me pistoletë stilolaps në makinë, arrestohet 21-vjeçari

Me pistoletë stilolaps në makinë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar me iniciale S.B është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.