Sërish nga Vlora, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa prej legalizimeve për qytetarët përfitues.
Përpara shpërndarjes së tyre, kreu i qeverisë u shpreh se është i vetëdijshëm për problemet e qytetarëve me hipotekat. Ai bëri me dije shpërndarjen e 115 mijë legalizime nga të cilat 90% shtëpi në 30 muajt e fundit.
Gjithashtu mbi 80% e legalizimeve për biznes, ku sipas tioj, që sot do ndahen 500 leje legalizimesh.
Gjatë shpërndarjes së legalizimeve nuk kanë munguar batutat me qytetarët vlonjatë:
Rama: Burrat në hije lozin kuvendojnë pika që su bie që nga gratë rrojnë,
Qytetarja: Kam ëndër të të puth
Rama: Ndaj se ke marrë burrin?
Qytetarja: Më ngjan se kemi lidhje bashkë, vetëm një artisti mund ta bëjë Shqipërinë lule, je një syshqiponjë,
Rama: Shiko se mos të dëgjon burri në TV
Qytetarja: Le të vejë ku të vejë
Rama: A të keqen boll. Shumë të fala burrit, lum për gruan që ka
—
Rama: Hajde boti me shtëpi me 3 kate hajde
Qytetari: Edhe 100 vjet të ishte Berisha nuk do bënte gjë
Rama: Shshshssh aman se kemi gëzim për shtëpinë tënde sot, mos na ço nëpër çadra. Kemi shtëpi me themele. Tani do e marrësh këtë? Kujdes kalamajtë se mos futen në sherr se ke bërë tre kate