Kuriozitete Qyteti më i mirë për jetën ka transportin më të lirë publik...

Qyteti më i mirë për jetën ka transportin më të lirë publik në Evropë. Cili është?

Viena

Vjena është shpallur “qyteti më i mirë për jetë” për të dhjetin vit radhazi dhe transporti publik në kryeqytetin e Austrisë ofron gjithashtu cilësi e pak shtrenjtësi.

Me kalimin në transportin publik, çdo udhëtar mund të japë kontributin e tij në mbrojtjen e klimës, por gjithashtu të kursejë kohë dhe para.

“Nuk ka ende ndonjë qytet tjetër të madh në Evropë ku vetëm një euro në ditë mund të qarkullosh”, tha Günter Steinbauer, drejtor i kompanisë së transportit publik Ëiener Linien në Vjenë.

Në Berlin, qytetarët paguajnë 761 euro për një biletë vjetore, në Amsterdam biletat vjetore kushtojnë 920 euro dhe në Londër më shumë se 1,600 euro.