Spanjolli Rafael Nadal ka folur në një intervistë për të ardhmen e tij në tenis.Nadal është kualifikuar në çerekfinalet e Turneut Masters të Indian Wells.
33-vjeçari nuk beson se do të vazhdojë deri në moshën 37 vjeçare, psh si Federer apo Serena Williams.
“Janë të shumtë tenistët mbi 35 vjeç që janë ende në nivel të lartë. Në radhë të parë duhet pasioni për të vijuar ende, por edhe shëndeti.
Sidomos në këto turne Masters apo grand slam, ku përballesh me më të mirët në botë. Unë nuk besoj se do të jem në fushë ashtu si Federer, që po fiton edhe tani që është 37 vjeç. Apo si Serena Williams”,- tha Nadal.
Gjithsesi, ai sqaron se “Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë. Ndaj mund të ndodhë e kundërta edhe pas disa vitesh.”