Kryeministri Edi Rama vazhdon fushatën, kësaj radhe nga nga Vora.
Rama garantoi se data 30 qershor do të jetë ditë votimesh, kurse shtoi se nmuk do të ketë as incidente të mëdha.
“Meta vendosi ditë tjetër. Ose 21 i binte e hënë dhe të hënën nuk bëhen dot zgjedhje, ose fallxhorja e ka lexuar dyshin si dy ditë përpara ditëlindjes së Saliut. Ai po e kapi paniku, vetëm doktorin mendon. Në politikë ai është pacient i doktorit. Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor.
Data e re doli sepse nuk u vra dot 30 qershori. Lajmi i ri i datës së re është se më 30 qershor ka për të pasur qetësi. Kjo punë ka vdekur. Duhet të dalin të gjithë masivisht në vota, edhe demokratët. Luli është aty, me ëndrrat e Lulit janë aty dhe me dështimet e Lulit do përfundojnë përherë”, deklaroi Rama.