Nesër do të nisë Samiti i Diasporës, ndërsa mes personave që janë ftuar për të mbajtur një fjalë është edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Lideri demokrat nuk e ka pranuar ftesën, pasi përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo është një fasadë, pasi Rama ia nxiu faqen Shqipërisë.
“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit” shkruan Basha.