Kryeministri Rama ka akuzuar drejtpërdrejtë LSI-në për blerje votash. Rama tha se në 2017-ën mendonte ishte i shqetësuar për blerjen e votave nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe jo nga PD.
“Të çohet dhe Myslim Murrizi, një problem kishim si të ruajmë votat se do na i blejë fallxhorja. Nuk kemi pasur problem PD-në, por simotrën tonë, LSI-në. Dhe tani daja Tit këndon çdo ditë këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që na blejnë votat. Shpëtojeni, shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar. Bëni provë, të rrijë LSI një turn pushim nuk ka blerje votash. Bëjeni pra!”, – tha kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit.
Të gjithë atyre që do të tentojnë të pengojnë zgjedhjet dhe prekin materialet zgjedhore, Rama u kujtoi ligjin dhe dënimet me burg.
“Ku do i gjejnë Luli me Monikën budallenjtë që do të shkojnë pas Berihait dhe do të përballen me ligjin për të penguar shumicën e popullit që të zgjedhë? Unë nuk e di ku do i gjejnë, por ama gjatë kësaj kohe që të mos bëhet për budalla njeri, duhet ta mësojnë se pengimi i subjekteve zgjedhore, sipas ligjit të votuar në parlament kur shumicë ishte Sali Ramë Berisha dhe në pakicë ishte Edvin Kristaq Rama, dënohet 1 deri 5 vite burg.”