Edi Rama ka ftuar zyrtarisht Lulzim Bashën që të vazhdojnë paktin e tyre të 17 majit në një kontekst të ri.
Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Ps-së, Edi Rama tha se “e di që mes nesh ka dallime të shumta dhe nuk do të ketë paqe nën degën e hollë të ullirit që mbollëm së bashkë më 17 maj, por për të mirën e vendit është e nevojshme të bëjmë gjithçka për të mirën e vendit, në vend që të bëjmë shumëçka për ta prishur”.
Kryeministri në detyrë dhe kandidati i PS-së për kryeministër i ri, deklaroi se PS do të ketë një qasje tjetër ndaj opozitës, duke mos iu përgjigjur sharjeve me sharje, por duke respektuar çdo fjalë të saj, propozim, por edhe do të bëjë çmos që të sjellë një nisëm për të bashkëpunuar me opozitën.
“Zgjedhja e ngërçit erdhi kur të gjithë ishin kundër nesh, por ne me durim e urtësi u ulëm me opozitën dhe bëmë që të kryheshin zgjedhjet më të qeta në histori, zgjedhjet më të pa kushtueshme në histori dhe zgjedhjet që nuk i munduan qytetarët”, tha Rama.