Ekonomi Britania ndjen efektet e Brexit, ekonomia, në ngadalësim shqetësues

Britania ndjen efektet e Brexit, ekonomia, në ngadalësim shqetësues

Britania ndjen efektet e Brexit, ekonomia, në ngadalësim shqetësues
Ekonomia e Britanisë ose ka filluar të ndjejë efektet e Brexit, ose pjesa tjetër e botës së zhvilluar po rritet me një hap më të shpejtë se Mbretëria e Bashkuar.

Pas një periudhe relativisht të gjatë të rritjes së kënaqshme ekonomike, tashmë Britania duke se po përballet me një ngadalësim potencialisht serioz.

Shenjat e ngadalësimit shihen që nga kursim i familjeve dhe hezitimi i bizneseve për të investuar, e deri tek rritja e deficitit tregtar apo prodhimi i dobët.

Këto të dhëna shqetësuese vijnë pak ditë përpara se, Bashkimi Europian dhe Britania të ulen sërish në tryezën e negociatave për të diskutuar kushtet e Brexit.

Që nga mesi i gushtit, Londra ka publikuar dokumente zyrtare, mbi çështje të tilla si tregtia, doganat, Gjykata Europiane e Drejtësisë, etj.

Gjithashtu, edhe paundi britanik ka humbur rreth 1.4% të vlerës përballë dollarit amerikan, që nga 14 gushti, kur qeveria filloi ti publikojë këto dokumente, ndërsa euro është rritur po me 1.4% përballë monedhës britanike.

Sipas analistëve, paundi nuk është dobësuar nga publikimi i këtyre dokumenteve, por nga performanca e dobët e ekonomisë për shkak të impaktit të Brexit.

Të dhënat e tremujorit të dytë, treguan se shpenzimet konsumatore ranë në nivelin më të ulët në 2 vite e gjysmë, duke u rrit me vetëm 0.1%, në nivel tremujor.