Projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në Urën e Zogut mbi lumin Mat.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, i cili është monument kulture, është gati për të nisur.
“Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture. Tashmë projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në këtë objekt”, ka shkruan Rama në Facebook.