Politika Opozita proteston nesër para Kuvendit, Berisha publikon spotin e protestës

Opozita proteston nesër para Kuvendit, Berisha publikon spotin e protestës

Kuvendi do të mbajë nesër seancën e radhës plenare, ndaj dhe opozita ka vendosur të protestojë sërish.

Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar spotin e protestës së thirrur të mbahet ditën e enjte përpara Parlamentit.

“Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat, krimin se sa me tempullin e demokracisë”, thuhet në spot.

Ndaj ai fton qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste nesër në orën 10:00 para Parlamentit.