Aktualitet Nuk deklaroi paratë në doganë, zbulohen 20 mijë Euro të fshehura në...

Nuk deklaroi paratë në doganë, zbulohen 20 mijë Euro të fshehura në makinë

Një shumë parash janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi nuk ishin deklaruara nga poseduesi pranë autoriteteve doganore sipas ligjit.

Policia bën me dije se u sekustruan 20 mijë Euro të fshehura brenda makinës. Poseduesi i parave, 37-vjeçari E.M. u procedua në gjendje të lirë.

Paratë e fshehura në makinë u zbuluan gjatë kontrollit në vijën e dytë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.