Edi Rama ishte sot në “Agropika“ në Tiranë ku foli mbi mbështetjen financiare të fshatrave të kryeqytetit për të gjitha prodhimet bujqësore.
Pas videos së publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, Rama nuk ka përtuar t’iu kthejë përgjigje komentuesëve në postim.
Një qytetar e pyet për mollët e rrethit të Korçës dhe Kolonjës nëse do ndërhyjë shteti para se të kalben. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i përgjigjet se shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla në asnjë vend.
Qytetari: Per mollet ne Rrethin e Korces e Kolonjes a do mblidhen nga shteti se na vjen keq kur shohim qe ju kalben ne hangar
Edi Rama: Shteti nuk mbledh shteti molle e kumbulla ne asnje vend, i mbledh tregu dhe qe t’i imponohesh tregut duhet t’i shkosh pas nevojave!
Sidoqofte po i ndihmojme me referencat, por s’eshte zgjidhje afatgjate. Zgjidhja eshte ndiq tregun sic bejne te tere ata qe eksportojne apo tregtojne me sukses ne vend.