Kryeministri Rama i është përgjigjur sulmeve të Monika Kryemadhit, e cila sot në cilësinë e kryetares së LSI-së vlerësoi si negativ koalicionin me Ramën.
Rama, duke folur në “Top Story” tha se ai nuk ndryshon mendim edhe pse Ilir Meta është “çmendur në një fazë të caktuar”.
“Unë jam ai që isha, pavarësisht se deri sot s’jemi në koalicion. Unë jam ai që thosha që koalicioni ka pasur një kontribut për vendin.
Kjo nuk më pengon mua edhe pse Ilir Meta u çmend në një fazë të caktuar. Në thonjëza çmendur se është President.
Unë prapë e vlerësoj shumë punën që kemi së bashku. Sa i përket ministrave të LSI-së, i kam falënderuar që të gjithë, por nuk do të më mungojë asnjë përveç Ylli Manjanit”, tha Rama.
Pavarësisht “luftës” që i shpallën njëri-tjetrit dhe fundit të qeverisës sëbashku, Rama i ka lënë pas të gjitha akuzat, ndërsa pohon se do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Ilir Metës si presidenti i Ri i Republikës.
Në një intervistë për ‘Top Story’ Rama shkurtimisht pohoi se do të merrte pjesë, ndërsa shtoi se për praninë e tij në ceremoni nuk kishte asnjë pikëpyetje.
“Do jem aty. Se kam vënë asnjëherë pikëpyetje këtë temë”, tha Rama.