Politika Selami: Pse jam kundër një koalicioni PD-PS

Selami: Pse jam kundër një koalicioni PD-PS

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ftuar në studion e “Arena” në Ora News tha se është plotësisht kundër koalicionit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe se duke qenë në krye të PD-së do ta anulonte këtë.

Selami: Pika tjetër që më shqetëson dhe që unë do ta anuloj, nëse ka një koalicion mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, unë jam absolutisht kundër. Kjo është në dëm jo vetëm të Partisë Demokratike, por edhe në dëm të Shqipërisë. Është totalisht i panevojshëm një koalicion i tillë. Edhe këtë..do t’ia lë kompetencë Këshillit Kombëtar, të zgjeruar, ku janë dhe ku s’janë. Një orë, dy, një gjysmë dite. Të futet kultura politike e ideve. Kështu është bërë shkretëtirë se nuk ka njeri. Nuk të lë njeri të diskutosh dhe të aftësohesh. Të jenë parti politike ashtu siç janë, organizata politike të fuqishme të mendimit politik. Del ai me një letër dhe ia jep ai tjetrit kush është në listë. 20 kryetar partie që u zgjodhën me një anëtar, një votë, edhe ata i hoqi. Thonë pastaj se ka bërë marrëveshje. Marrëveshje përse? Unë po të rrëzoj të gjithë modelin tënd.

Hila: Ishit kundra çadrës që në fillim?

Selami: Jo që në fillim! Isha për një protestë dhe e kam mbështetur. E kam thënë publikisht. Unë dola kundër çadrës kur filloi të përdorej si mënyrë për të shmangur Parlamentin. Bojkoti i Parlamentit është primitiv dhe e dëmshëm. Ta bëj forca politike që unë jam krenar, dhe që ka rrëzuar komunizmin është e papranueshme. Të bojkotosh zgjedhjet? Nuk i kemi bojkotuar në 1991. Respekt për të gjithë ata që morën pjesë.

Hila: Çadra prodhoi zgjedhje të qeta….

Selami: Të qeta, por jo të drejta. Ka parregullsi të thella dhe nuk arritëm dot t’i mbajmë. Nuk e quaj si shkakun kryesor të humbjes. Edhe nëse është blerë vota.