Paraditen e kësaj të mërkure kryeministri Edi Rama ka dalë në disa zona tregtare të Tiranës, duke u kërkuar nga afër qytetarëve dhe të moshuarve që të kthehen në shtëpi dhe të mos dalin.
Në këtë situatë të vështirë të krijuar si shkak i koronavirusit, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për të bërë kujdes.
“Sot në disa tregje të Tiranës ku situata ishte mjaft pozitive, problem pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë. Respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim. Dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka. E kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi… Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur”, shkruan Rama.