Për Kryeministrin Edi Rama, pas mos nisjes së punimeve për rindërtimn e Kafes së Madhe të Shkodrës, qëndron Kryebashkiakja e këtij qyteti, Voltana Ademi.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shkruan se qeveria e ka miratuar projektin në fjalë prej 7 muajsh.
“Ka 7 muaj që qeveria ka miratuar projektin që rilind Kafen e Madhe të Shkodrës. Dikush ta pyesë Voltanën pse nuk e lejon nisjen e punimeve?!”, shkruajti Rama.