Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim ironik në rrjetet sociale, pas kërcënimit të opozitës se do të djegë mandatet, nëse ai nuk jep dorëheqjen si kryeministër.
Ai bën një analogji mes ekipit të tij të zemrës, Juventusit, që është duke fituar kampionat pas kampionati me diferencë të thellë ndaj kundërshtarëve, dhe qeverisë së tij.
“Ky Juventusi s’durohet më! Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.
Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!
Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, shkruan Rama.